Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë përjetuar momente tmerri në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa kur tre grabitës hynë në shtëpinë e tij nga një dritare e pa mbyllur. Mediat greke shkruajnë se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar, njëri prej 3 autorëve të dyshuar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, 3 grabitësit i kanë rrahur, i kanë mbyllur gojën dhe i kanë lidhur, duke i vjedhur nga shtëpia shumën prej 800 euro dhe një çek prej 3500 euro. Ata kanë marrë edhe një celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve, siç raporton “agrinionews”. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar ndaj të cilit është ngritur një dosje për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme trupore. Në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij.