Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Grupit Parlamentar.
Sipas burimeve brenda PD-së, mësohet se janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar atë.
Ervin Salianji ka mbledhur mbi 20 firma të nevojshme për ta larguar Alibeajn dhe për të marrë drejtimin e grupit.
Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares se Kuvendit Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re të demokratëve në Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Alibeaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat, por duhet te shprehet edhe për kërkesën e Salianjit që gëzon mbështetjen e 20 deputetëve.
Ironia eshte se Ervin Salianji deri nje vit me pare, ishte kundershtar i eger i Berishes, krah Bashes, madje u filmua me shkop ne dore duke goditur demokratet qe donin te merrnin seline e PD.
Sot, Berisha behet gati ta zgjedhe kryetar grupi ne Parlament.
Lëvizjet e Salianjit
Në përpjekje për sigurimin e firmave të mundshme për shkarkimin e Enkelejd Akibeajt, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlamentar të demokratëve. Paraditen e të enjtes, Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij deputetë.
Lëvizja e Ervin Salianjit për të shkarkuar Alibeajn dhe marrë drejtimin e grupit parlamentar të demokratëve ka nisur që në muajin dhjetor. Në përpjekjen e tij të parë, Salianji arriti të sigurojë 21 firma deputetësh brenda dy kampeve të demokratëve. Por pas përjashtimit që Alibeaj i bëri katër deputetëve, Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agon Shehaj, Salianji rinisi bisedimet për të marrë mbështetjen e një deputeti të vetëm që i nevojitet për ta shkarkuar Alibeajn.
E teksa një pjesë e deputetëve të rreshtuar në grupin e Alibeajt e kanë cilësuar maskaradë vendimin e këtij të fundit për të përjashtuar nga grupit 4 deputetët, të tjerë flasin me shqetësim për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike.
“Nuk mendoj dhe nuk kam menduar asnjëherë që Partia Demokratike duhet të arrinte në këtë pikë. Ka një kryetar grupi që unë besoj se në të mirë dhe në të keqe e ka ushtruar funksionin e tij. Mënyra se si bashkohet Partia Demokratike është duke mos e copëzuar atë, por duke qenë të gjithë bashkë”, tha Jorida Tabaku.
Për shkak të rrudhjes, grupi parlamentar i PD-së numëron 35 deputetë dhe për të siguruar drejtimin e tij Salianjit i nevojiten 18 vota deputetësh, përfshirë edhe të tijën.