DPSHTRR njoftoi se nga 4 janari nisi lëshimi i formateve të reja të certifikatave të trajnimit ADR, instruktor praktike, buldozeristë, ekskavatoristë, automakinistë dhe dëshmi taksisti.
DPSHTRR sqaroi se formatet e reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID. Po ashtu, formatet e reja përmbajnë elementë të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave, nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet.
“Kartonët e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet. Nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonët aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre! Heqim dokumente letre, kalojmë nga metodat manuale në automatizim, digjitalizojmë personalizimin dhe përshpejtojmë ndjeshëm lëshimin e kartave të reja, paralel me rritjen dhe unifikimin e afateve të vlefshmërisë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.
Risi të tilla e bëjnë transportin rrugor çdo vit e më të standardizuar, me procese aplikimi e prodhimi elektronike, ekonomike e të sigurta.