Ndeshja mes Southampton dhe Aston Villas në Premier League u ndërpre për disa minuta, për shkak se një dron u lëshua në stadium. Ky dron nuk kishte ndonjë mesazh, por gjyqtari vendosi ta ndërpresë ndeshjen.
Gjithçka u qetësua pas pak minutash dhe rifilloi ndeshja, pasi fillimisht ekipet u dërguan në dhomat e zhveshjes. Duket se frika për arbitrin ishte në ndonjë sulm të mundshëm.