Sizmiologu Edmond Dushi tha për Euronews Albania se trendi i pasgodtijeve dhe magnitudës së lëkundjeve që pasuan tërmetin e djeshëm në Klos, tregon se kemi të bëjmë me një shuarje të aktivitetit sizmik.
Megjithatë sizmiologu tha se do duhet më shumë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një goditje më të fuqishme se ajo e djeshma prej 4.7 ballë. “Aktualisht jemi në një qetësi sizmike momentale, numri i pasgoditjeve është më i vogël dhe magnitude është duke u zvogëluar. Besoj se do të na duhet dhe pak kohë që të gjykojmë nëse goditja më e madhe ka kaluar. Për sa kohë ne vazhdojmë me një trend dhe frekuncë më të vogël të ndodhjes dhe magnitud më të ulëta, mund të themi se jemi drejt një shuarje të aktivitetit.
Para dy orësh kemi pasur një tërmet me magnitudë 3.7 që ka qenë dhe më e larta që kemi pasur sot. Sizmiologët i ndajnë tërmetet në disa klasa, nën magnitudën 3 quhen mikrotërmete dhe janë të padëmshëm dhe të pandjeshëm. Tërmetet midis magnitudës 3-6 janë tërmete të moderuar, ku pas magnitudës 4 fillojnë të ndihen dhe të kenë efekte të vogla. Tërmetet mbi 6 janë të fortë dhe mund të përshkallëzohen nëse kalojnë vlerat 6.8 dhe 7 kur janë dhe shkatërrues”, tha Dushi.