28-vjeçari Gervonta Davis mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta WBA, duke mposhtur Hector Luis Garcia me “knock out” në orët e para të mëngjesit të së dielës, duel që zgjati tetë raunde.

Raundet e para ishin të kujdesshme, Davis ishte dominues ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

Ai ishte në qendër të vëmendjes më ditët e fundit të dhjetorit, teksa u arrestua nga policia në Florida, i akuzuar për dhunë në familje.

28-vjeçari u lirua dhe arriti që të ishte në ring e të mbronte titullin e tij. Në karrierë Davis numëron 28 fitore në 28 duele, prej të cilave 26 me “knock out”.