Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Veria të Greqisë.
Një foshnje 11 muajshe është gjetur e pajetë në lumin e Aliakmonasit në Veria, në afërsi të një dige. Vdekja e vogëlushes është konstatuar nga mjekët e spitalit të Verias, ndërsa dyshimet e para tregojnë se foshnja është hedhur në digë nga nëna e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Për pasojë nëna 29-vjeçare është arrestuar nga autoritete greke.
Protothema.gr raporton se kanë qenë prindërit e 29-vjeçares ata që kanë denoncuar zhdukjen e mbesës së tyre në polici, pasi 29-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi natën e ndërrimit të viteve pa foshnjën.
Pas denoncimit në polici, nisi menjëherë kërkimi për beben 11 muajshe, njëkohësisht dhe marrja në pyetje e 29-vjeçares, e cila jepte dëshmi kontradiktore. Aty policia nisi të dyshojë se e ëma mund të kishte gisht në zhdukjen e foshnjës.
Pas disa orësh në pyetje, nëna pranoi se kishte hedhur të bijën në lumin e Alikmonasit.