Pasi kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në atdhe, pranë familjarëve, emigrantët kanë lënë vendin e tyre, e kjo ka sjellë një fluks të shtuar në pikat e kalimit kuftar. Report Tv mëson se përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, e ndërsa gati gjysma kanë hyrë në Shqipëri, e më konkretisht 1343.
Ndërkohë, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në ditën e parë të vitit kanë hyrë 1492 persona dhe kanë dalë 1904. Fluks lëvizjeje ka pasur edhe në Kakavijë, ku për të shmangur radhët e gjata pala shqiptare po punon me 5 sportele.
Kjo panoramë është kthyer tashmë në diçka të zakonshme, për rastet e festave dhe pushimeve verore, me emigrantët që kthehen në atdhe.