Një fake news (lajm i rremë) për largimin nga detyra të ministres Edona Bilali po qarkullon në mediat Balkanweb, Panorama dhe News24. Lajmi që këto media kanë publikuar shkruan se ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen, por e vërteta rezulton të jetë krejt tjetër.
Burime pranë kryeministrisë dhe nga vetë ministrja bëjnë me dije se ky është një lajm i rremë dhe se zonja Bilali vijon në krye të kësaj ministrie./lexo.al