Pjesëmarrja në “Big Brother Vip Albania” solli në qendë të vëmendjes këngëtarin Luiz Ejlli. Ai po përflitet nga të gjithë për lojën dhe situatat në shtëpi, por së fundmi edhe për jetën private.
Disa lajme qarkulluan, ku njoftohej se Luizi nuk flet me familjen e tij. Kjo e fundit ka bërë një sqarim publik përmes Instagramit zyrtar të Luizit, duke theksuar se çdo gjë është trillim.
‘Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarome opinion publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip!”
Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.
U lutemi nëse doni të bani lajm, bëjeni atë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, jo duke saju lloj – Iloj gënjeshtre!
Urojmë të kemi mirëkuptimin tuaj, dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV jo duke përfshirë njerëz të tjere që janë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip! Me shumë dashamirësi dhe respekt, familja e Luizit!’- shuhet në reagimin e publikuar në Instagram në faqen e këngëtarit.