Ditë të mbushura me emocion për Fifin. Këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë, ku duket se këtë përjetim po e kalon e angazhuar me projekte të reja dhe koncerte.
Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo shtoi se po përjeton emocione të dyfishta sepse përveç shtatzënisë është e lumtur që merr pjesë në këtë festival.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
Ndërkohë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël.
Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.
Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë. Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin.
“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij. Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar: “Urime! Mas juve Inshallah”.
Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.
Gjatë një interviste pak ditë më parë, Fifi u shpreh se kishte menduar se kishte dashur, por kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra “bam” për herë të parë.
E ftuar në “Prive Reality”, artistja foli edhe për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Një ndërhyrje e moderatores Roza Lati, e cila ishte po ashtu e ftuar, në lidhje me planet për fëmijë, Fifi e devijoi përgjigjen. Ajo u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë. Ndër të tjera, ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.
“Është një problem, unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri”, tregoi Fifi. Më tej, e pyetur për dashurinë e saj, siç e konsideron Filloreta, nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Adisin.
“Kam menduar, por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlerësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar, kam thënë që ‘si është i duhuri’”, u shpreh këngëtarja.
E duket se mëmësia do ta shkëpusë për pak kohë nga axhenda si një nga artistet më të kërkuara në vendin tonë, por jo vetëm.