Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në një prononcim për mediat, se nuk është në dijeni të zhvillimeve brenda grupit të Sali Berishës për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Alibeajt.
Tabaku thotë se këto nisma ndikojnë në copëzimin e mëtejshëm të opozitës, e cila sot sipas saj gëzon besueshmëri më të ulët se qeveria.
“Besoj që të gjithë më keni ndjekur në diskutime e mia në këtë periudhë në PD që kam qenë konstruktive. Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni për mbledhje firmash dhe proces tjetër. Qëllimi im është ta bëjmë PD-në alternativë dhe forcë fituese.
Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha ai.