Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka informuar mbi situatën e përmbytjeve në vend, teksa u bëri apel qytetarëve në zonat e rrezikshme që të kenë kujdes.

Peleshi në një deklaratë për mediat, u kërkoi të shmangin rrugët me prezencë uji, pasi janë të rrezikshme.

Ndërsa shtoi se forcat e ushtrisë janë në gatishmëri të qytetarëve.

“1200 forca në gatishmëri përsëri thirrjet për qytetarët në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes. Të kenë kujdes në lëvizjet e tyre në orët në vijim, shmangni rrugët me prezencë uji, është i rrezikshëm, duket sikur është e kalueshme edhe pse ka vërshim uji, por një vërshim përroi, siç fatkeqësisht ka pasur raste me viktima, nxjerr këmbësorin apo makinën nga rruga dhe bëhet rrezik për jetën”, tha Peleshi.