Një aksident është shënuar sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të Urës së Kardhiqit.
Një autoambulancë është përplasur me një automjet tip “BMV”, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.
Nuk dihet nëse autoambulanca po transportonte pacientë, por për fat nuk ka pasur të lënduar veçse dëme materiale. Policia rrugore po heton shkakun e aksidentit të ndodhur.