Në vitin 2021, Bugatti prezantoi në Kaliforni (SHBA) makinën e quajtur Bolide, që premton të kalojë 500 km/h.
Që nga ajo ditë, marka franceze ka shitur të 40 njësitë e prodhuara, me një çmim prej 4 milionë euro secilën, pa përfshirë taksat.
Por, për të gjithë ata që nuk i kanë 4 milionë euro për t’i shpenzuar për një makinë, ka menduar kompania Lego Technic, që ka krijuar një model Bugatti Bolide 31 cm të gjatë, 13 cm të gjerë dhe 8 të lartë, të përbërë nga 905 pjesë. Çmimi i këtij Bugatti lodër është 50 euro.
Wiebke Stahl, Drejtori i Përgjithshëm i Bugatti International, shprehet: “Modeli Lego Technic i Bugatti Bolide është shprehja e një bashkimi perfekt mes markave tona. Bugatti është i njohur në të gjithë botën për ngritjen e stekës në disa fusha, si dizajni, performanca dhe inxhinieria. Këto vlera përkojnë me ato të Lego-s, që është lider në fushën e tij”.
/a.r