Kryeministri Edi Rama ka postuar orën e famshme me Skënderbeun. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama krah fotove të orës shkruan se orëbërësi më i famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës lulsoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skëndërbeun.

“Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller, ka nxjerrë modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun “Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar, prej 25 orësh çelik dhe 50 titan i zi quhet modeli me fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve në Gjenevë të Zvicrës”, shkruan Rama.

Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut. Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore, por duke marrë parasysh që modelet e thjeshta varjojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro.