Pastruesja Rezarta Dobi është kthyer papritur në personazhin e ditës në Shqipëri, pasi ka grabitur qindra mijëra euro në shtëpitë e disa personave.
Kaq është dashur, që në rrjet të shfrenohet fantazia.
Shumë prej tyre me ironi shkruajnë se pastrueset e vilave në Gjirin e Lalzit sot mund të jenë ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri.
Aq më tepër që ka pasur disa here raportime se aty ka pasur grabitje, por vetë të grabiturit nuk kanë pranuar të bëjnë denoncim se janë vjedhur.