Kiara dhe Luizi janë dy nga personazhet më të komentuar aktualisht në median rozë. Ata duket se po shkojnë drejt konsolidimit si çift brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij, por ende nuk ka marrë një konfirmim nga moderatorja. Por, gjatë kësaj kohe, në median rozë kanë qarkulluar shumë aludime se ata kanë qenë të lidhur jashtë shtëpisë së “BBVA”.
Më së shumti, po aludohet për Kiarën se ka dikë që e pret jashtë, ku kanë qarkulluar dhe emrat, por, nuk kanë munguar dhe komentet në lidhje me romancat e saj të mëparshme. Madje, shpesh herë, emri i Butrint Imerit është bërë temë bisede edhe brenda shtëpisë.
Por, pak kohë para se të hynte në “Big Brother Vip”, për Kiarën u aludua se ajo ishte në një romancë me Mozzik dhe shkak u bënë disa foto dhe veshjet e njëjta.
Në atë kohë, Mozzik publikoi një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.
Por, më pas publikoi Kiara foto para pasqyrës me të njëjtin fustan dhe menjëher fansat dyshuan se vajza që kishta kapur për këmbe Mozzik ishte moderatorja.
Por, jo vetëm kaq. Mozzik ka publikuar edhe një foto ku shfaqet me xhiboksin e gjelbër, të cilën ja kemi parë të veshur Kiarës edhe para se të hynte në BBV edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.