Një prej banoreve të Big Brother Albania 2 është dhe aktorja e njohur Olta Goxhari. Deri tani, ajo ka qenë një prej më të komentuarave në rrjet me komente pro dhe kundra saj.
Ajo erdhi nga Spanja për t’u bërë pjesë e “BBV”, aty ku jeton së bashku me partnerin dhe djalin e saj.
Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave.
Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurent. Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.