Republikanët në Kongres kanë kërkuar të shohin regjistrat e vizitorëve në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden, duke argumentuar se zbulimi i dosjeve të klasifikuara në një nga rezidencat e tij është rrezik për sigurinë kombëtare.

Biden pranoi të enjten se materiale të ndjeshme u gjetën në garazhin e shtëpisë së tij në Delaware.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi kur u pyet nëse do të jepeshin regjistrat e vizitorëve.

Departamenti i Drejtësisë ka caktuar një hetues për të shqyrtuar dosjet.

Lajmet se dokumente të ndjeshme që datojnë nga koha e Biden si zëvendëspresident janë gjetur në një zyrë private në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimi në Uashington. Lajmi u zbulua në fillim të kësaj jave.

Kjo u pasua nga një zbulim se një grupi të dytë dosjesh në shtëpinë e Biden.

Grupi i parë i dosjeve me dokumente të klasifikuara u gjet më 2 nëntor, pak para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, por u bë publike vetëm të hënën.

Biden mbajti një zyrë në institutin pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2017 derisa filloi fushatën e tij presidenciale në 2019.

Të enjten, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland zbuloi në një konferencë shtypi se arkivi i dytë ishte gjetur më 20 dhjetor në shtëpinë private të Biden në Wilmington, Delaware.

Ai shtoi se avokatët e Biden kishin thirrur hetuesit mëngjesin e së enjtes për t’i njoftuar ata për një dokument shtesë, të gjetur gjithashtu në të njëjtën rezidencë.

Duke përmendur “rrethanat e jashtëzakonshme”, prokurori i përgjithshëm caktoi Robert Hur, një ish-zyrtar i lartë i departamentit të drejtësisë gjatë presidencës Trump, për të udhëhequr hetimin për dosjet e Biden.

Republikanët kanë kërkuan që presidenti të publikonte një regjistër të të gjithë njerëzve që kishin vizituar shtëpinë e tij në Delaware.

James Comer, një kongresmen nga Kentaki dhe kryetar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, tha për Fox News: “Ne duhet të dimë se kush ka pasur akses tek presidenti”.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump, është gjithashtu nën hetim nga departamenti i drejtësisë pasi më shumë se 300 dosje të klasifikuara – duke përfshirë disa të shënuara me emërtime sekrete dhe top sekrete – u zbuluan nga agjentët e FBI-së në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.