Një nga fustanet e preferuar të Princeshës Diana do të dalë në ankand në Sotheby’s më 27 janar dhe pritet të arrijë nga 73,000 deri në 110,000 euro.
Fustani i purpurt prej kadifeje u dizenjua nga Victor Edelstein dhe u vesh nga Diana në setin e saj fotografik të Vanity Fair të vitit 1997. Princesha e ndjerë e Uellsit e veshi fustanin disa herë, duke përfshirë edhe një portret mbretëror në vitin 1991, të xhiruar nga Antony Charles Robert Armstrong-Jones. Në të njëjtin vit, Diana u shfaq në një pikturë e veshur me fustanin. Vepra e artit nga Douglas Hardinge Anderson tani varet në Spitalin Royal Marsden në Londër. Ajo u shfaq gjithashtu në një sesion fotografik me Vanity Fair në 1997, vetëm disa muaj para vdekjes tragjike të princeshës. Në vitin 1998, fustani u rikrijua për një kukull të bërë nga The Franklin Mint. Fustani i mbrëmjes pa rripa, prej kadifeje mëndafshi të thellë, me një skaj në formë tulipani dhe tre kopsa në pjesën e pasme është dizajnuar nga Victor Edelstein.
“Pra, kjo e bën atë të veçantë. Arsyeja tjetër që e bën atë vërtet të veçantë është se Victor Edelstein ishte stilisti i Princeshës Diana për dhjetë vjet. Pra, padyshim, ai dizajnoi shumë fustane për të. Por ky fustan specifik ishte gjithashtu një nga të preferuarit e saj”- shtoi ajo. Fustani është pjesë e ankandit të Sotheby’s “The One.