Dy të rinjtë Orges Mona dhe Erlind Shehaj kanë dalë sot para gjykatës, pasi u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës.
Por njëri prej të rinjve ka humbur ndjenjat dhe për pasojë ka mbërritur ambulanca ku më pas është shoqëruar në spital. Ka qenë i riu Erlind Shehaj ai që ka rënë pa ndjenja.
Të rinjtë Shehaj dhe Mona grabitën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë.
Të dy personat e arrestuar janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.