Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj, ka zbuluar detaje nga e kaluara e Agim Nezës, shqiptaro-amerikanit i cili del si Personi A në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Haklaj tha se Neza vjen nga një familje e njohur në rrethin e Tropojës dhe ka shërbyer si shef i kundërzbulimit të Sigurimit të Shtetit në vitet 1989, 1990 dhe 1991.
Haklaj pohoi gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë person i afërt dhe mik me babain e Agron Nezës, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Parë në Tropojë.
“Sali Berisha deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën. Agron Neza rrjedh nga një familje e shquar tropojane, është djali i Sekretarit të Parë të rrethit të Tropojës, i cili ka qenë dhe Kryetar i Komunitetit Ekzekutiv, jo vetëm në Tropojë por dhe në Gramsh, mik i Sali Berishës.
Është stërnip i Ali Ibër Nezës, zëvendëskomandantit të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është stërnip te familja e Mulosmanëve dhe vetë ka qenë shef i kundërzbulimit të Sigurimit të Shtetit në vitin 1989, 1990, 1991.
Është nip e dajë me Besnik Mustafaj, është vëllai i gazetarit Agim Neza, i cili është dekoruar me të drejtë nga presidenti Ilir Meta. Ky është personi i parë i MCgonigal”, tha Haklaj.