Një shqiptar në Angli u vu nën hetim, nga Ministria e Punëve të brendshme angleze Home Office, për mënyrën e marrjes të shtetësisë britanike. Taulant Omi ngre pretendimin, se hetimi nisi në formë hakmarrje, pasi ai ishte njëri prej organizatorëve të protestës të komunitetin shqiptar në Britani përpara parlamentit fund-vitin e shkuar.
Ky është Taulant Omi një prej organizatorëve të protestës të komunitetit shqiptarë përpara parlamentit anglez fund-vitin e shkuar.
Omi u shpreh se u vu nën hetim nga ministria e punëve të brendshme Home Office, për mënyrën se si kishte marrë nënshtetësinë britanike.
“Kjo ishte një hakmarrje për rrolin tim në organizimin e protestës. Nuk kam asnjë idicie që ky hetim të ketë nisur përpara protestës pasi unë me pasaportën britanike kam udhëtuar lirshëm jashtë Anglisë, deri në Nëntor” deklaroi Taulant Omi në një bisedë telefonike.
Kjo është letra dërguar Taulant Omit më 26 Janar 2023 nga departamenti hetimeve të nënshtetësisë, në ministrinë angleze e punëve të brendshme Home Office ku thuhet se Sekretari për Punët e Brendshme, ka marrë në konsideratë heqjen e nënshtetësisë britanike.
Në këtë letër theksohet se Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë verifikime për këtë rast dhe rezulton se Taulant Omi ka lindur në Shkodër.
“Megjithatë Sekretari Britanik i Shtetit ka vendosur të mos heq shtetësisë britanike për ju dhe se duhet të ndryshoni të dhënat në certifikatën e shtetësisë”.
Përmes një statusi në Facebook Taulant Omi ka publikuar këtë letër duke e komentuar se Home Office, u vu në lëvizje për këtë hetim nga disa shqiptarë, në Britaninë e Madhe, të cilët donin të merrnin meritat e pamerituara të organizimit të protestës.
Një avokat për çështjet e emigracionit në Angli i cili ka përfaqësuar në gjykatë shumë raste të shqiptarëve të cilëve i është hequr nënshtetësia britanike, tha se Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, po rishikon politikën e heqjes të shtetësisë britanike, dhe se në ditët në vijim pritet të bëhen publike politikat e reja./TCH