Ndonëse kanë kaluar 12 vite nga protesta e 21 janarit ku mbeti i vrare protestuesi Ziver Veizi, familjaret e tij ende kërkojnë drejtësi. Nga varrezat e fshatit Zenelaj mbesa e tij Zamira Veizi ka thënë se ende shpresojnë për drejtësinë e munguar dhe se do t’i drejtohen organit me te ri te drejtësisë.
“Drejtësia është nuk është vendosur. Ne do të reshtim asnjëherë së kërkuari drejtësi. Kemi shpresa te SPAK për të rihapur çështjen dhe drejtësia të vendoset”, tha një prej familjarëve.
Veç familjarëve në varreza kanë qenë te pranishëm kryetari i Bashkise Gjirokastër Flamur Golemi dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova.