Dashi
Nëse keni pasur një lidhje te qëndrueshme gjate kësaj dite do merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen. Gjithë pikësynimet qe keni pasur për te ardhmen do ju plotësohen dalëngadalë. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Financat nuk do arrini dot t’i menaxhoni si duhet dhe ne disa momente mund t’iu dalin edhe probleme.
Demi
Dite e mbushur me vështirësi te mëdha ka për te qene kjo e sotmja. Do jeni shume te palogjikshëm me ato qe do bëni dhe debatet shpesh do jene goxha te forta. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar nuk rrezikoni ndonjë katastrofe, megjithatë po nuk bëtë kujdes me shpenzimet keni për te pasur tronditje.
Binjaket
Do kaloni disa peripeci sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë ne fund gjithçka do zgjidhet dhe do ndiheni me te qete. Ne fakt askush nuk ka një jete pa zënka e vështirësi. Beqaret do realizojnë plot takime, por një person me karakter te forte dhe serioz do i joshe me tepër. Ne planin financiar keni për te pasur shume fat dhe mund te bëni edhe investime serioze.
Gaforrja
Dite shume normale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do qaheni për asgjë. Edhe beqaret do e mbyllin ditën me eufori pas një takimi qe do i emocionoje pafund. Për ta do filloje një etape shume e bukur. Ne planin financiar do jeni te përgatitur për çdo gjë, megjithëse ne te vërtetë gjendja nuk do jete e keqe.
Luani
Mos e humbni kohen kot sot duke u fiksuar pas budallaqeve dhe gjerave elementare sepse nuk do jete gjeja me e mire qe mund te bëni. Beqaret do ndihen si te lidhur dhe nuk do mund te hedhin dot asnjë lloj hapi edhe pse dikush do ju pëlqejë pamase. Për shkak te disa vonesave me pagat apo dickaje tjetër, gjendja financiare nuk do jene ashtu si keni dashur.
Virgjeresha
Dite mjaft intensive do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Ambienti do jete i ngrohte e pasionant, çka do ju shtyje te vendosni diçka te madhe edhe për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do jete gabim i madh. Ne planin financiar nuk do keni probleme, megjithatë po u treguat pak me te matur do mund te siguroni edhe te ardhmen.
Peshorja
Jeta juaj ne çift do afrohet shume me perfeksionin sot. Shpesh do ndiheni aq mire saqë do mendoni se jeni ne një ëndërr dhe jo ne realitet. Beqaret do kenë një dite mjaft interesante edhe pse jo te gjithë do hedhin hapa për një lidhje serioze. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do hidhni hapat e duhura. Asnjë tronditje nuk keni për te pasur ne këtë sektor.
Akrepi
Ne përgjithësi gjerat do ecin mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah, por nëse ne ndonjë rast del ndonjë pengese, mundohuni qe me dialog ta kaloni sa me lehtësisht. Beqaret do duan vetëm te argëtohen dhe nuk do e ndiejnë aq shume nevojën për te pasur një lidhje serioze. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi, përkundrazi gjendja madje mund te ketë përmirësime.
Shigjetari
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk do ju pëlqejë te respektoni çdo gjë qe do ju thotë partneri dhe nga kokëfortësia mund te bëni gabime. Beqare do ndihen gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos e ndiejnë me vetminë. Buxheti mund te ketë disa tronditje te vogla për shkak se do detyroheni te shlyeni disa borxhe te hershme
Bricjapi
Sot do jeni shume me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe se bashku do ndiheni për mrekulli. Secili prej jush do mendoje ta surprizoje tjetrin dhe atmosfera do behet fantastike. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe jeta do marre drejtimin qe ata kane ëndërruar gjithë këto kohe. Nëse me shpenzimet tregoheni te arsyeshëm, nuk keni për te pasur asnjë tronditje me financat ne tërësi.
Ujori
Lidhja juaj do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët me tolerante dhe me te kuptueshëm. Beqaret nuk do ndihen aspak te sigurte për hapat qe do duan te hedhin dhe nuk do guxojnë te hedhin hapa me personat qe do takojnë. Me buxhetin do jeni shume te kujdesshëm dhe do dini kurdoherë çfarë hapash te hidhni qe gjendja mos ketë tronditje.
Peshqit
Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe kishin mbetur sot ne jetën tuaj ne çift. Do merrni fryme me lirisht dhe do ndiheni me te gëzuar ne shpirt. Beqaret nuk duhet te lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart sepse sot mund te jete dita me e favorshme për ta. Qe buxheti te mos behet problematik, mire është qe para se te kryeni ndonjë shpenzim, t’i bëni me kujdes llogarite.