Një shtetas shqiptar është duke u kërkuar nga autoritetet italiane për tentative vrasje të dy oficerëve të policisë në vitin 2012.

Të përfshirë në këtë ngjarje ishin dhe dy shqiptarë të tjerë. Bëhet fjalë për Aleksander Tuci, në atë kohë 23 vjeç dhe Islam Sheshu 28 vjeç, të cilët janë arrestuar në vitin 2012.

Autoritetet italiane kanë vendosur ta kërkojnë 40-vjeçarin deri në vitin 2058, pra edhe për 35 vite të tjera. Gjyqtarët kanë argumentuar se nëse do të kapet deri në 2058 do të gjykohet, në të kundërt nuk do të dënohet.

Vendimi i dhënë dje, nga nga një gjykatë kundër Jorgen L., thotë se kohëzgjatja e hetimit është dyfishuar sipas legjislacionit italian.

Më 21 janar 2012, Jorgeni dhe dy bashkëpunëtorët e tij, në Como ishin ndalur për kontroll nga policia rrugore. Teksa policia po i afrohej automjetit, drejtuesi u largua me shpejtësi, ku Jurgeni arriti t’i shpëtonte policisë, ndërsa Aleksander Tuci dhe Sheshu u arrestuan në atë moment.