Janë publikuar disa nga objektet e gjetura në strehën e fundit të Matteo Messina Denaro në Campobello di Mazara.
Ka shumë imazhe dhe pajisje (magnetë, gota dhe postera) që kujtojnë filmin e famshëm të Francis Ford Coppola, “Kumbari”.
Por edhe postera të një luani dhe një riprodhim i pikturës së famshme La Vucciria të Renato Guttuso, një nga simbolet e Siçilisë.
Matteo Messina Denaro, bosi mafioz italian i kapur pas 30 vitesh në arrati, ishte në kërkim që në verën e vitit 1993. I fundit i Cosa Nostra, 60 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, ndër to të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të të penduarit të mbytur dhe të tretur në acid pas gati dy vitesh rrëmbim; për masakrat e vitit 1992, që u kushtuan jetën gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino, dhe për sulmet e vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë.
Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite. Një i arratisur rekord, si aleatët e tij besnikë Totò Riina, i cili u shpëtoi prangave për 23 vjet dhe Bernando Provenzano, i cili arriti të shmangte burgun për 38 vjet. Ja kush është ai dhe pse kapja e tij është kaq e rëndësishme.