Viti 2023 do sjellë plot të mira, por për disa mund të jetë viti i turbullirave dhe zënkave. Ja çiftet e shenjave astrologjike më të prediskpozuar për t’u konfliktuar.

Gaforrja dhe Akrepi. Karakteri i qetë dhe ndjeshmëria e madhe e Gaforres do i acarojë shumë Akrepat dhe natyrën e tyre pasiononte. Këta të fundit duan ta bëjnë më të bukur jetën Gaforreve, por pragmatizmi i këtyre të fundit do rrëzojë çdo iluzion. Asnjëri nuk do e tolerojë tjetrin.

Dashi dhe Demi. Personat e kësaj shenje nuk do shkojnë mirë me njëri-tjetrin gjatë këtij viti. Të dy do jenë kokëfortë dhe do futen në debate të vazhdueshme. Në disa periudha lufta do bëhet shumë e ashpër.

Luani dhe Ujori. Impulsiviteni i Luanit nuk do përshtatet aspak me qetësinë e Ujorëve. Këto dy shenja, njëra zjarri dhe tjetra uji do futen në debate. Ndërkohë që Ujorët do mundohen të qetësojnë Luanët, këta të fundit do inatosen edhe më tepër dhe mund t’i lëndojnë miqtë e tyre.

Bricjapi dhe Binjakët. Në përgjithësi mes jush ka mirëkuptim, por këtë vit mund të ndodhin mosmarrëveshje. Bricjapët nuk do ndihen më të kënaqur me miqësinë e Binjakëve dhe do bëhen kokëfortë. Kjo gjë nuk ju pëlqen këtyre të fundit që duan të vendosin vetë për gjithçka dhe nuk pranojnë t’i drejtojë dikush.