Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i kërkon Berishës që nëse opozita humbjet në zgjedhjet vendore të 14 majit, të japë dorëheqjen nga drejtimi I partisë. I pyetur nga gazetari Erl Murati në Syri.tv, nëse Berisha duhet të dorëhiqet nga partia po humbi zgjedhjet, Këlliçi tha se statuti e përcakton këtë mjaft qartë.
“Po më bëni një pyetje, përgjigjen e së cilës e ka dhënë Statuti i PD. Ka një statut që kërkon votëbesim të kryetarit të partisë, konfirmim, nëse ka një rezultat jo të kënaqshëm dhe humbet në zgjedhjet lokale. Këto përgjigje nuk i jap dot unë se ka ikur koha kur ne i jepnin përgjigje sipas humoreve personale, të kryetarit të parties apo të funksionarëve të ndryshëm të partisë. Këto përgjigje i jep statuti i partisë. Unë mendoj që Belind Këlliçi se ka luksin të jetë sipër statutit të PD”, tha Këlliçi.