Rruge te permbytura ne fshatin Blinisht, prane Lezhes per shkak te prurjeve te shumta si pasoje e reshjeve te dendura te shiut ne te gjithe vendin, qe kane cuar dhe ne permbytje te shume fshatrave. Niveli i ujit pritet te normalizohet ne vijimesi. /r/n/r/nFlooded lands in the village of Blinisht, near Lezha due to numerous inflows as a result of heavy rains throughout the country, which have led to flooding of many villages. The water level is expected to normalize in the future.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh edhe i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Kolshit në Lezhë. Ata u ndalën tek ura e shembur në lagjen ‘Koder Mulluri’, ndërsa deklaruan se situata është nën kontroll dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga strukturat shtetërore përfshirë dhe forcat e ushtrisë të cilat kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Lezhë.

‘Shërbimi Emergjencave Civile dhe ushtria është këtu Sasia e reshjeve që ka qenë dhe mendohet që të bie edhe në orët e natës është e paparashikueshme. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe në pronat e qytetarëve. Janë orë dhe situata që duhet ët jemi të gjithë bashkë. Me natyrën nuk luftojmë dot. Është detyrë e bashkie dhe ushtrisë që tu gjendet në ndihmë qytetarëve, detyrë të cilën e kanë kryer si duhet.’- u shpreh Manja.

‘Kemi kontaktuar njerëzit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Reshjet kanë rënë. Shpresojmë mos të kemi pasoja të rënda në vazhdim. Situata e reshjeve ka rënë. Uji në qytet po tërhiqet. Por punojnë të gjithë hidrovorët. Niveli i prurjeve ka rënë në lumin e Mantisë.’- tha Ndreu.