Një marrëdhënie e keqe jo vetëm që do ta bëjë jetën tuaj më të vështirë, por debatet e vazhdueshme gjithashtu mund të çojnë në depresion të rëndë. Të jesh i vetmi që bën përpjekje për një marrëdhënie mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur nuk e dini se ku po shkoni.
1. Partneri shmang kalimin e kohës me ju.
Nëse partneri kurrë nuk gjen kohë të mjaftueshme për ju, por gjithmonë është i gatshëm të kalojë kohë me të tjerët, kjo është një shenjë që tregon se nuk i interesoni më. Kur vërtet dëshiron të jesh me dikë, gjen kohë për ta.
2. Ndiheni si një person krejtësisht ndryshe nga ajo që ishit më parë.
Kur me të vërtetë e doni dikë, ju e pranoni ashtu siç është. Dëshira për të ndryshuar personin me të cilin dilni ose zakonet e tyre nuk është një shenjë e shëndetshme.
Ju nuk duhet të hiqni dorë nga hobi ose interesat tuaja, ose të ndiheni fajtorë për të bërë diçka që partneri thjesht nuk e pranon pa asnjë arsye. Nëse keni qenë më të lumtur dhe më të lirë më parë dhe ndiheni shumë të mërzitur në marrëdhënien tuaj, me siguri duhet ta lini atë.
3. Ju nuk jeni më personi tek i cili shkoni për gjithçka.
Komunikimi është çelësi i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe nëse e keni të vështirë të hapeni tek partneri, t’i ndani sekretet dhe zgjidhni të bisedoni me dikë tjetër, diçka nuk shkon siç duhet.
4. Shumica e bisedave shndërrohen në zënka.
Shprehja e mendimeve tuaja individuale është e shëndetshme, por kur e gjen veten duke debatuar për gjëra të vogla, atëherë nuk është kështu.
5. Zemra juaj nuk ‘fluturon’ më kur mendoni për partnerin.
Nëse të menduarit për partnerin nuk ju sjell më një buzëqeshje në fytyrën tuaj ose nuk ju lumturon në asnjë mënyrë, është ndoshta më së mirë ta lini atë të shkojë.
6. Partneri vetëm merr dhe nuk jep.
Një marrëdhënie kërkon përpjekje të barabartë nga të dy palët në mënyrë që të mos ketë probleme. Nëse vazhdimisht bëni gjëra për të rregulluar dhe forcuar marrëdhënien tuaj, por partneri është indiferent, gjejini vetes dikë që vërtetë ju vlerëson.
7. Marrëdhënia duket e mërzitshme.
Jo çd ditë në jetën tuaj të dashurisë gjërat do të shkojnë si nëpër filma, por nuk k apse të jetë as e mërzitshme. Ju mund të bëni gjëra të vogla bashkë, por që kanë shumë kuptim, siç është thjeshtë të gatuani së bashku. Gjithçka që duhet është gatishmëria për të bërë një përpjekje për t’i bërë gjërat emocionuese.
8. Ju nuk jeni duke u rritur në marrëdhënie.
Rritja është një aspekt shumë i rëndësishëm i çdo marrëdhënieje, qoftë ajo personale, apo rritje reciproke. Njerëzit në marrëdhënie të lumtur ngrenë njeri-tjetrin lart dhe rriten së bashku. Nëse nuk është ky rasti për ju dhe në vend që t’ju frymëzojë, partneri ju zvarrit, është ndoshta më mirë që t’i jepni fund marrëdhënies.
9. Nuk jeni në listën e përparësive të partnerit.
Është joreale të jesh përparësia kryesore e partnerit gjithmonë, por patjetër që duhet të jeni në listën e tij. Ata duhet të përpiqen të jenë aty sa herë që ju keni nevojë, ose të paktën të bëjnë një përpjekje për të zbuluar se si jeni.
10. Ju nuk ndjeni dashuri nga ana e partnerit.
Dashuria dhe ngrohtësia janë ato që e vazhdojnë një marrëdhënie. Nëse qani për shkak të partnerit, duhet të mendoni pse po dilni me dikë si ai. Zënkat dhe problemet martesore kanë një dëm më të madh në shëndetin tuaj sesa mendoni. Mos harroni se ju meritoni të jeni të lumtur dhe shëndeti mendor ka shumë rëndësi!