Raporti mes Kiarës dhe Luizit mesa duket po fillon të përmirësohet, kjo pasi Kiara ka vendosur të shoqërohet me Luizin edhe pasi ai deklaroj që historia e sëmundjes ishte një gënjeshtër. Në komente të shumta në rrjete sociale thuhet se këngëtari po bën të pamundurën për të marrë vëmendjen e Kiarës dhe për të fituar besimin e saj. Së fundmi dyshja kanë diskutuar dhe kanë qeshur së bashku në dhomën e gjumit deri në orët e para të mëngjesit. Teksa bisedonin moderatorja i tha Luizit se pa të shtëpia nuk do të kishte kuptim, ndërsa këngëtari i kërkoi që ajo të ketë besim tek ai.
“Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do kishte kuptim dhe këtë nuk ta them për të bërë qejfin. Ke shumë humor, se mbaj dot të qeshurën”, i tha Kiara.
“Veç ki besim te unë, kaq po them!”, u përgjigj Luizi.