Kreshnik Spahiu ka bërë një parashikim politik, teksa ka folur për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Spahiu tha në emisionin e Erla Mëhillit se nëse kryeministri Edi Rama do i jepte kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta 3 ministri, ky i fundit do e pranonte bashkëpunimin.

“Ju mendoni, nëse Edi Rama sot i thotë Ilir Metës, të jap 3 ministri, partisë që është katandisur me 3 deputetë, nuk shkon LSI-ja? A jeni në terezi? Ka treguar 10 herë, ka qenë 3 herë me socialistët, 4 herë me demokratët, pse nuk e dredh edhe njëherë?

Ka tradhtuar 5 herë, herën e 6 është bërë i ndershëm. Çdo parti e bën se është në kushtet e ekzistencës. Nëse do e bënte, do e mirëkuptoja. Pse? Është në kushtet e mbijetesës, mund të asgjesohet si subjekt politik”, theksoi ai.