Marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës në Big Brother Vip duket se është krisur. Që prej të martës çifti shpeshherë është përfshirë në zënka me njëri-tjetrin, gjë që ka bërë edhe distancimin e këtyre të fundit. Gjestet e Luizit, fakti se ai do të qëndrojë gjithë kohës me Kiarën e kanë lodhur moderatoren, aq sa kërkon hapësirë, pra të distancohet nga ajo. Kjo gjë ka sjellë edhe një mërzitje nga ana e Luizit i cili shpesh i thotë se nuk do t’i afrohet kur nuk e kërkon, por shpesh situatat bëjnë që ata të gjenden bashkë dhe herë debatojnë e herë qeshin me njëri tjetrin. Por duket se batutat e Luizit me Kiarën edhe me banorët e tjerë dhe fakti që ai nuk i merr shumë seriozisht gjërat apo do vetëm të luajë me banorët e tjerë e ka bezdisur Kiarën edhe më shumë, duke bërë që shpeshherë të mërzitet e revoltohet me të dhe t’i kërkojë me tone të ashpra që ai të mos i flasë dhe bezdisë më. Po duket se dhe Luizi është lodhur nga këto kërkesa të vazhdueshme të Kiarës për ta lënë rehat.

“Do hapësirën tënde edhe do e kesh më shumë seç ta merr mendja. Unë dua të rri me ty çdo sekondë, por respektoj vendimin tënd. Nëse mendon se jashtë jam siç jam këtu e ke gabim. Këtu të rri vetëm mbrapa. Unë të dua me gjithë shpirt, mos mendo se nuk do të dua edhe jashtë. Ti më thua që kam një jetë jashtë, duket sikur unë s’kam jetë jashtë.”, i tha Luizi në një moment Kiarës.

Debati tjetër:

Luizi: Për çfarë bën ashtu skenash në sy të gjithëve?

Kiara: A ka mundësi të më lësh pak të lutem

Luizi: Ka dy orë që të kam lënë

Kiara: Të thashë do flasim kur të jemi vetëm. Nuk bëra skenë, thjesht jam shumë e nervozuar. E të lutem më lër, as këtë nuk e respekton dot

Luizi: U nervozove me mua?

Kiara: Jam shumë nervozuar, a ka mundësi të më lësh rehat? Nuk e respekton fare hapsirën time. Ndjehem e ngarkuar, nuk kam gjë me ty, se respekton këtë gjë. Më lër rehat të lutem. Kjo goja të prish ty, kur i jep gojësh shumë e prish, ule pak. Nuk është bukur kjo situatë që ia hoqa dorën me nerva, po njeri jam edhe unë. Luizi mendoj vetëm për të qenë mirë ai vetë. Ai flet në mënyrë skandaloze.

Luizi: Nëse rri sikur kam ndenjur, më thua “më more frymën”, nëse të largohem, më thua “më ka ngelur hatri”. Tani çfarë të bëj unë?

Kiara: Je shumë kalama, pikë! Je kalama, je fëmijë komplet.

Luiz: Ti më thua mua jam pa terezi dhe nuk duroj dot njeri dhe mbledh katër veta këtu, por mua jo. Se kuptoj, a të kam kërkuar ndonjëherë të flemë apo të bëjmë skena, a të kam ulur ndonjëherë. Ti mendon se është e lehtë për mua që ti kam thënë ato fjalë?