Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj, e cila njihet si kritike e forte me qeverinë, ka reaguar për ndalimin e Sekretarit te Pergjitshem te MF, Arlind Gjokutaj nga Prokuroria. Ajo ka renditur disa arsye qe sipas saj tregojne se veprimi ndaj Gjokutajt ishte absurd nga ana e Prokurorise.

Reagimi i plote:

CESHTJA ARREST SEKRETARI I PERGJ I MIN FINANCA

1. Kur nje Permbarues nxjerr AKT titull ekzekutiv përgjegjësia eshte e Permbaruesit i Licensuar Publik , eshte njesoj sikur gjykata te jape vendim te gabuar pala duhet ta pranoje dhe ekzekutoje.

2. Kur nje sekretar i përgjithshëm nenshkruan nje dokument te sigluar nga drejtori juridik, verifikimi i eshte bere, Sekretari me edukim administrim biznesi ka detyre te pranoje argumente te juristit titullar dhe te nenshkruaj mbi praktika te konsoliduar nga drejtoria.

3. Sekretari Gjokutaj nese do kishte prova per mitmarrje duhet te ishte akuzuar per Korrupsion Pasiv e jo Shperdorim Detyre sic ka kerkuar prokurori. Athere gjykata duhet te pranonte masën arrest ne burg. Njoftimi i prokurorisë Tirane cileson vetem Nenin Shperdorim Detyre .

4. Ne kete logjik arrestimi me orar per ” show” e statistike, drejtësia e re eshte me e rrezikshme se e vjetra. ( opinion i imi )

5. Nese Prokuroria arreston nje Sekretar te pergj se ka pranuar nje Titull Ekzekutiv Permbaruesi, dhe nje praktike te kontrolluar nga drejtoria juridike … Po kryetari i KM qe ben “Pam Pam nënshkrim dosjesh qe ja sjellin ministrat dhe sekretaret”, dosje PPP me dem ekonomik si Inceneratoret kur e ka daten te përballet me Prokurorin e Tiranes N. T !!!?????

Gjokutaj pritet te dale ne apel por ne opinionin tim ka edhe nje dimension tjeter kjo drejtësia shqiptare ate te ” koke turku” ne emer te rezultateve te munguara.