Secilit person ka preferencat e veta dhe secili e gjen ne periudha të ndryshme personin e duhur. E dini se shenja e horoskopit ka ndikim të madh tek kjo gjë. Sipas shenjës që keni ja kur do ta gjeni shpirtin binjak.
Dashi
Personat e shenjës se dashit e gjejnë shpirtin e tyre binjak në moshën 21 vjeçare, pra në moshë të pjekur. Ata nuk fshehin asgjë nga vetja, madje as defektet e tyre. Jeta e tyre do ndryshojë për mirë dhe marrëdhënia do funksionojë si duhet.
Demi
Demat e gjejnë shpirtin e tyre binjak në moshën 16 vjeçare. Sigurisht që janë ende të rinj, por ndiejnë shumë për dikë. Në fakt ata hedhin hapa, pa e ditur nëse lidhja do ecë gjatë apo jo dhe gjithçka për ta është një mister që duan ta zbulojnë.
Binjakët
Personat e shenjës së binjakëve e gjejnë shpirtin e tyre binjak në moshën 19 vjeçare, por me shumë gjasë ata nuk e kuptojnë menjëherë këtë gjë. Pas disa vitesh, në ambiente pune apo shkolle ata reflektojnë dhe ndiejnë se e kanë dashur që më parë, por nuk kanë ditur ta lexojnë shprehjen e zemrës.
Gaforrja
Personat e shenjës së gaforres e kanë ëndërruar dashurinë që kur kanë qenë të vegjël prandaj nuk është aspak çudi që ata ta gjejnë shpirtin binjak kur të mbushin 15 vjeç. Ata adhurojnë një lidhje romantike e të bazuar gjithashtu tek respekti reciprok.
Luani
Luanët urrejnë të fillojnë një lidhje serioze deri kur të binden plotësisht se ju duhet patjetër një person në krah. Shpirtin binjak ata e gjejnë në moshën 25 vjeçare dhe dashurohen si adoleshente.
Virgjëresha
Virgjëreshat dëgjojnë shumë të flasin për shpirtra binjakë, por asnjëherë nuk e gjejnë të tyren pavarësisht se mundohen pafund. Gjithsesi pavarësisht se nuk kane partnerë romantike ata kanë miq që i ndiejnë si të tillë.
Peshorja
Personat e shenjës së peshores e gjejnë shpirtin e tyre binjak në moshën 20 vjeçare, atëherë kur nuk janë adoleshentë, por as shumë të pjekur. Në jetën e tyre nuk do ketë shumë ekuilibër dhe shpesh gjithçka do vihet në pikëpyetje.
Akrepi
E besoni apo jo akrepat e takojnë shpirtin e tyre binjak në moshën 12 vjeçare. Duke qenë ende fëmijë ata ose nuk e kuptojnë se çfarë janë ato emocione të forta që ndiejnë ose nuk duan t’i pranojnë dhe i mbajnë larg personat.
Shigjetari
Personat e shenjës se shigjetarit duan të jenë të lirë dhe vetëm, prandaj shpirtin binjak e gjejnë vonë në moshën 28 vjeçare. Ata as nuk duan të mendojnë për angazhime serioze para kësaj periudhe dhe kur fillojnë ndiejnë për dikë kanë frikë se gjithçka mund të jetë kalimtare dhe do i rikthehen rutinës së mëparshme. Gjithsesi që lidhja të funksionoje për ta, do ju duhet gjithmonë hapësirë dhe liri.
Bricjapi
Personat e shenjës së bricjapit kanë shumë rezerva për çështjet e shpirtit binjak. Ata preferojnë të krijojnë lidhje realiste dhe të pjekura, ndërkohë që lidhjet pas gjetjes së shpirtit binjak ju duken fëmijënore. Pak a shumë ata e gjejnë personin e përshtatshëm në moshën 30 vjeçare, kur e hapin më shumë zemrën dhe e lënë veten të lirë.
Ujori
Ujorët nuk janë nga ata persona që bien në dashuri në moshë të vogël, por krijojnë lidhje kur ndiejnë diçka të fortë. Shpirti binjak për ta është një person që edhe pa e pasur partner të dijë t’i dëgjojë dhe t’i mbështesë kurdoherë, të kalojë kohë me ta dhe t’iu gjendet pranë sa herë të kenë nevojë.
Peshqit
Personat e shenjës së peshqve adhurojnë romancat dhe e ëndërrojnë gjithmonë gjetjen e shpirtit binjak. Kjo gjë realizohet në moshën 17 vjeçare dhe ua kthen jetën si një përrallë plot emocione të vazhdueshme.