Që ditën e parë që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli ka shprehur një pëlqim ndaj Kiara Titos. Teksa po bëhet 1 muaj që ata ndodhen brenda, raporti i tyre ka pasur ulje dhe ngritje.
Këngëtari nuk ngurron në asnjë moment që t’i shprehë dashurinë moderatores, nga ana tjetër kjo e fundit tregohet më e rezervuar. Sapo duket se po afrohen, ata nisin e debatojnë.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku Kiara i ka kërkuar Luizit që ta lërë të qetë dhe të respektojë hapësirën e saj. Sipas Titos, Ejlli e merr çdo gjë personale.
Kiara ishte duke biseduar me Efin te dhoma e gjumit kur shkon Luizi dhe i thotë “kurrë mos folsh me mua”.
Kiara: E merr çdo gjë personale. Pse rri me Efin, pse nuk rri me mua
Efi: Se ka tipin vetë ashtu
Kiara: Mjaft pra, më lër i çik se kam gjërat e mia që po mendoj, kaq. Nuk dua ti flas
Luizi: Kurrë mos folsh o Zot
Kiara: Atë mos ma thuaj ti se nuk ma thua ti atë fjalë mua
Luizi: Kurrë mos më folsh mua po them
Kiara: Ka mundësi të lutem të pushosh
Efi: Mo Luiz, edhe ti mo Luiz…
Kiara: Se kjo goja të prish ty.
Kiara: Kur i jep gojës shumë, të prish goja, kështu që ule pak të lutem
Luizi: Ore e uli krejt unë, mute e ke