Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ndarë në konferencën e saj për shtyp, arritjet por edhe sfidat e këtij viti. Kushi u shpreh se një ndër çështjet që po përqendrohet ministria e Arsimit është transporti në mënyrë që të ketë më shumë ulje të numrit të klasave kolektive.
Kushi u shpreh se transporti për fëmijët mbetet një sfidë po po punonë për rumbursimin e biletës.
“Është sfida tonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimburojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit.
“Qëllimi ynë është që nxënësit që mësojnë në klasa kolektive të transferohen në klasa më normale. Por nëse nuk ka mundësi transporti ata janë të detyruar të vazhdojnë në shkolla ku nuk kanë mundësi të mira. Ndaj ne po përqendrohemi te transporti.
Shpesh herë edhe prindërit na thonë që i duam fëmijët afër por pa kushte shumë të mira, ndaj ne përpiqemi të punojmë me transportin etj. Sepse klasa kolektive ka edhe një sfidë tjetër që nuk u japin mësimin mësues të profilit.”- tha Kushi.