“Është një turp”. Këto kanë qenë fjalët e Alessio Tacchinardi, ish-futbollist historik i Juventus-it, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Federatës Italiane të Futbollit kundrejt Zonjës së Vjetër që është ndëshkuar me -15 pikë në renditje pas çështjes së fitimeve fiktive.
Ish-futbollisti, duke folur për La Stampa-n, ka shpjeguar arsyet e indinjatës së tij: “Mënyra, koha, një vendim i pakuptimtë. Askush nuk ka ditur të më shpjegojë heqjen e 15 pikëve.
“Pse nuk kanë lënë 9 pikët që kërkonte akuza, ose pse nuk janë hequ 30 pikë nëse shkeljet kanë qenë kaq të rënda”, ka thënë ish-mesfushori.
Taçhinardi e ka shumë të vështirë ta pranojë këtë situatë, ashtu siç e kanë pasur edhe shumë ish-lojtarë të tjerë të Juventus-it. Ish-futbollisti, në fakt, ka shtuar:
“Çfarë tjetër nuk më pëlqen? Çështja e fitimeve fiktive. Për ta bërë një gjë të tillë duhet të jenë të paktën dy palë. Ku janë klubet e tjerë? Pres një shpjegim të qartë”.
Do të presim dhe do të shohim nëse nga kjo çështje do të ketë të reja dhe, mbi të gjitha, nëse vendimi për heqjen e 15 pikëve do të konfirmohet apo jo, pas kërkesës së avokatëve të Juventus për rishqyrtimin e vendimit.