Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë zgjedhjet e 14 majit, nëse ato do të vidhen nga qeveria e Edi Ramës, teksa ka theksuar se kreu i qeverisë ka shumëfishuar përpjekjet për të blerë votat.
“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.
Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.
Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.
Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha.