Ish-trajneri i kombëtares Edi Reja ka qenë pjesë e konferencës së prezantimit të Silvinjos. Ai është shprehur tepër i lumtur që ka drejtuar këtë kombëtare dhe largohet me kokën lart.
“Jam i emocionuar në këto momentë cdo rrugëtim ka një fund, bashkëpunimi që kam pasur me presidentin dhe federatën doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur. Kemi marrë fitore, kanë luajtur 40 lojtarë, kemi qenë afër për të qenë në Botëror, për një pikë dhe do të kishim kaluar. Kohët e fundit për shkak të situatave nuk kemi bërë më të mirën, por skuadrën nuk e gjeta në mënyrën më të mirë. Cdo gjë që kam bërë ka qenë serioze dhe profesionale, dua të falënderoj ndihmësit Bulkun dhe Salihin. Dua të falënderoj të gjithë që mos harroj asnjë, mjekët, fizioterapistin.
Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time, dua të falënderoj Dukën për mundësinë e dhënë. Dua të falënderoj dhe gazetarët edhe pse disa më kanë vënë në vështirësi, uroj të kem dhënë më të mirën, largohem me kokën lart se kemi krijuar një punë të mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mundësinë, jam krenar që isha në krye të kësaj Kombëtare. Unë besoja fort tëk Botërori edhe pse se kam deklaruar asnjëherë, arritëm shumë pranë, por uroj që Silvinjo të niset nga këto rezultate. Po le një ekip të fortë, që të jetë gati për eliminatoret. Kemi pasur gjithmonë probleme gjatë Kovid-19, uroj një të ardhme sa më të mirë, dhe Silvinjo më duket i përshtatshëm për ta drejtuar këtë Kombëtare”, përfundoi Reja.