Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia. Këto janë katër kombëtaret që do të garojnë në “Final Four” të Ligës së Kombeve 2022/2023 në qershor.
Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet që do të presin eventin do të jenë Roterdami dhe Enschede.
Në Nyon u hodh shorti për dy gjysmëfinalet, ku Italia do të përballet me Spanjën dhe Holanda me Kroacinë.
Datat
Dy gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa dy finalet, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhen më 18 qershor.
14 qershor Holandë-Kroaci dhe më 15 qershor Spanjë-Itali.