Rusia po përgatitet të mobilizojë edhe 500,000 rekrutues të tjerë në janar, përveç 300,000 tetorit të kaluar, kështu tha numri dy i inteligjencës ushtarake ukrainase tha siç citohet nga Guardian.

Sipas nënkryetarit të shërbimeve sekrete të Kievit, Vadym Skibitsky , kjo do tregon se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.

Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht është e vetmja mundësi serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

“Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar.”- tha Borrell.