Forcat ruse kanë nisur një sulm të ri raketor kundër Ukrainës dhe ushtria e Kievit tashmë ka rrëzuar raketat e para, sipas kreut të zyrës së presidentit, Andriy Yermak. Mediat ukrainse raportohet se aktualisht janë lëshuar të paktën 30 raketa kundër Ukrainës.
Një alarm i sulmit ajror ranë paraprakisht mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, raporton “Kyiv Independent”.
Në ditën kur mbërriti urdhri zyrtar nga Gjermania dhe SHBA për dërgimin e tankeve në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua Perëndimit, duke kërkuar avionë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.
Pak orë më parë, Joe Biden pati një telefonatë me presidentin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmmanuel Macron, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kryeministren Giorgia Meloni, të cilët lideri amerikan i falënderoi për dërgimin e artilerisë në Kiev.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, por tanket nuk janë një ofensivë kundër Rusisë,” tha ai.
Me një ide krejtësisht tjetër është Moska, e cila ka dënuar lëvizjen perëndimore:
“Tanket Abrams në Ukrainë “do të digjen njësoj si të tjerët”, ishin fjalët e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, ndërsa Vendimi i Olaf Scholz për lejimin e dërgimit të tankeve u cilësua si “shumë i rrezikshëm”.
Forcat ruse nisën një sulm të pasuksesshëm me dronë gjatë natës në Ukrainë, duke synuar kryesisht rajonet qendrore dhe kryeqytetin Kiev, tha ushtria ukrainase.
“Mbrojtja kundërajrore rrëzoi të gjithë 24 dronët”, tha komanda ushtarake e vendit në një raport të mëngjesit.
“Ekziston një rrezik i madh i sulmeve të mëtejshme të aviacionit dhe raketave në të gjithë territorin (të Ukrainës)”, thuhet në një deklaratë.
Administrata rajonale e Kievit tha se 15 nga 24 dronë janë rrëzuar rreth kryeqytetit ukrainas dhe se nuk ka pasur dëme. Ai gjithashtu paralajmëroi njerëzit për mundësinë e më shumë sulmeve me raketa gjatë ditës.