Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit duket se janë në rritje. Së fundmi autoritetet në Kinë kanë bërë një tjetër paralajmërim drejtuar vendeve që kanë shprehur hapur mbështetjen për ishullin dhe pavarësinë e tij. Kina u bën thirrje vendeve që kanë shprehur mbështetjen për ishullin që të mos komunikojnë me autoritetet në Taipei dhe të ndalojë së dërguari sinjale të pavarësisë.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë së luajturi me zjarrin për çështjen e Tajvanit”, tha Ma Xiaoguang, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Kinës, në një konferencë të për shtyp. Ndër të tjera ai shtoi se këtë vit Kina është gjithashtu e përkushtuar të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të thyejë komplotet që synojnë pavarësinë e Tajvanit. Kujtojmë se SHBA e BE kanë shprehur hapur mbështetjen për Tajvanin.