Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 13 kanë mbetur të plagosur, kur një makinë hyri me shpejtësi mes kalimtarëve në një kryqëzim, sipas CNN.

Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë makinën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm.