Një punonjës i aeroportit ka vdekur pasi është “përpirë” nga motori i avionit në Alabama të SHBA-së.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 fundjavën që lamë pas në aeroportin rajonal të Alabamës, ku avioni sa ishte ulur në tokë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit i SHBA deklaroi se punonjësi i ekuipazhit tokësor ishte “përpirë në motorin” e një avioni ndërsa ishte ulur në tokë.

Autoritetet amerikanë janë duke hetuar incidentin që shkaktoi vdekjen e punonjësit.