Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në News24 audioregjistrimin e “21 janarit” ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës.
“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë. Kjo është një indicie që të çon te prova”, tha gazetari Artan Hoxha.
Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:
–Të porta numër 5
“Mbrapa ku rrinë ministrat…” / Hoxha publikon audiopërgjimin e 21 janarit, ja çfarë komunikojnë gardistët pak minuta para vrasjeve–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda
—Dëgjon..
—Dëgjoj…
—Hajde pak tek kolonat
—Mbrapa ku rrinë ministrat
—Largohu..
—Çfarë ka drejtor?
—Këtu jam tek kolonat…
“Në bulevard ishin kamerat cep më cep, ndaj këto ngjarje nuk mund të mbyllen sepse është gjaku i atyre që janë vrarë aty dhe nuk shlyhet me asgjë”, u shpreh Hoxha.
“Kaseta origjinale, që e ka të plotë e disponon familja Nika. Unë kam dorëzuar në polici çfarë unë kisha në dispozicion, më tej nuk jam i autorizuar. Kam kërkuar të vihen në hetim nga i pari tek i fundit. Për të ndihmuar hetimin, se këtu prevalon hetimi më shumë se detyra ime si gazetar, kurse familja Nika e disponon të plotë dhe ka thënë që do ta vërë në dispozicion vetëm të SPAK”, tha Hoxha.