Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Ndrenika sot feston ditëlindjen.

Artisti mbush sot 81 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegt e familjarët.

Mes tyre nuk ka munguar as urimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka publikuar një foto të aktorit, bashkë me mbishkrimin e urimit:

“EDHE 100 GËZUAR”, ka shkruar Rama në foton që shpërndan në Facebook.